Ka nisur protesta para Gjykatës Kushtetuese kundër tatimit të profesioneve të lira. Qytetarët kërkojnë shfuqizimin e ligjit të tatimit të profesioneve të lira.  Një prej tyre shprehet se ky taksim po i shkatërron bizneset.

“Me këtë ligj kërkojnë ta mbyllin biznesin. Po qe se tatimi nuk hiqet do e mbyll biznesin. I bej thirrj gjyqatrëve që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.”, u shpreh qytetari. Protesta para “Kushtetueses” u organizua nga emisioni i Piranjave, ndërsa është mbështetur edhe nga opozita.

yacht hotel sarande
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçiu ndal te një parrullë ku thuhej ‘taksat i duam sa Erion Braçe’, duke theksuar se deputeti i mazhorancës shprehu mllefin dhe urrejtjen ndaj profesioneve të lira dhe nuk e kishte problem që truri dhe shtresa e mesme e shoqërisë shqiptare edhe të largohej nga vendi si pasojë e kësaj takse.

Gjithashtu Këlliçi denoncoi këtë vendim të qeverisë së Edi Ramës, ku sipas tij këto 30 milionë euro që do mblidhen nga taksa e profesioneve të lira, do të shkojnë te inceneratori fantazëm i Tiranës.

Kushtetuesja do të shqyrtojë më datë 18 qershor 2024 tre padi të depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari. Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës. Më 25 prill Kushtetuesja pranoi që të marrë në shqyrtim padinë e opozitës, ndërsa në një njoftim të ndarë në faqen zyrtare njofton se kjo padi do të shqyrtohet së bashku me dy të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu