
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Nafta do të tregtohet deri në 215 lekë për litër, ndërsa benzina deri në 178 lekë për litër. Për shitjen me shumicë, çmimi i naftës është përcaktuar 203 lekë/litër dhe i benzinës 166 lekë/litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi sot, në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e radhës. Autoritetet paralajmërojnë se çdo shkelje nga operatorët do të ndëshkohet me masa, deri në pezullim të aktivitetit.
Sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale janë nën kufirin për uljen e akcizës, ndaj ajo do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë.






