Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione brenda 24 orëve, duke vënë në pranga autorët e dy vjedhjeve me pasoja të konsiderueshme.

Në kuadër të operacionit “Kaseta”, është arrestuar shtetasja M. Xh., e dyshuar për vjedhjen e 40 000 paundëve që ishin lënë përkohësisht në kasetën e depozitimit në një market, nga një klient që punonte në një subjekt këmbimi valutor. Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale në ambientet ku ajo ishte e punësuar.

Ndërkohë, në operacionin e koduar “The driver”, u arrestua shtetasi L. B., 28 vjeç, i cili dyshohet se gjatë 6 muajve ka përvetësuar rreth 3 000 000 lekë nga shitja e pajisjeve të një subjekti ku punonte si shofer. Policia ka sekuestruar edhe automjetin që përdorej për transportin e këtyre pajisjeve.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve dhe dokumentimin e tyre ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu