
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër për situatën e transportit publik në Tiranë, duke publikuar një video nga zona e Stacionit të Trenit ku qytetarët shihen në radhë të gjata për autobusët.
Në reagimin e tij, Braçe thekson se pamjet janë shqetësuese dhe tregojnë një realitet të papranueshëm për kryeqytetin. Ai nënvizon se, edhe pse politikat mund të jenë të mira në letër, zbatimi në terren është “skandaloz dhe poshtërues”.
Deputeti shton se situata ka lënë të habitur edhe të huajt, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me pritje të gjata dhe mungesë shërbimesh bazë.
Braçe kërkon ndryshim rrënjësor të sistemit të transportit publik, duke theksuar se gjendja aktuale nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe standardeve të një kryeqyteti europian.






