Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Lezhë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet i drejtuar nga 33-vjeçari me inicialet E. K. përplasi një 13-vjeçar, i cili po lëvizte me monopatinë.
I mituri nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu