
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka tronditur mbrëmjen e së hënës Ksamilin.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.






