Tiranë – Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar një konflikt të mundshëm mes disa grupeve të miturish në zonën e Kombinatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se disa të mitur do të përplaseshin me njëri-tjetrin, organizuan menjëherë punën dhe ndërhynë në rrugën “Llambi Bonata”. Aty u lokalizuan disa grupe të miturish, të cilët dyshohej se do të përfshiheshin në konflikt.

Policia i shoqëroi të miturit në ambientet e Komisariatit Nr. 6, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën thika, kaçavida dhe maska. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej pesë armë të ftohta/mjete të mprehta.

Si rezultat, u proceduan në gjendje të lirë 28 shtetas të mitur, të moshave 13–17 vjeç. Veprimet procedurale u kryen në prani të prindërve dhe psikologëve, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu