
Qeveria ka aktivizuar “Pasqyrën e Flamingos”, platformën e re ku qytetarët dhe mediat do të mund të konsultojnë dokumentet zyrtare të dosjeve qeveritare që kanë interes të lartë publik.
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë platformën, e cila nis me një prej çështjeve më të debatuara të muajve të fundit, projektin Sazan-Zvërnec.
Sipas Ramës, synimi është që publiku të ketë akses drejtpërdrejt te dokumentet dhe referencat ligjore dhe të mos mbështetet vetëm te deklaratat e qeverisë apo informacionet që qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale. Platforma është në shqip dhe anglisht. Kryeministri Rama në prezantim…
“Është shumë e rëndësishme që të thuhet që në Pasqyrën e Flamingos nuk ka retorikë, nuk ka deklarata politike, nuk ka përgënjeshtrime”, tha Rama, duke e përkufizuar atë si një platformë ku do të ketë dokumente zyrtare dhe referenca ligjore. Kryeministri Rama në prezantim…
Çfarë mund të shohin qytetarët për Sazan-Zvërnecin?
Në platformë janë vendosur dokumentet zyrtare dhe informacionet që aktualisht janë pjesë e dosjes Sazan-Zvërnec. Dosja do të mbetet e hapur dhe do të përditësohet sa herë që krijohen apo dorëzohen dokumente të reja. Kryeministri Rama në prezantim…
Rama sqaroi se aktualisht në të nuk gjenden dy dokumente të rëndësishme: studimi i ndikimit në mjedis dhe projekti urbanistik e arkitektonik.
Sipas kryeministrit, arsyeja është se këto dokumente ende nuk kanë ardhur dhe do të publikohen menjëherë sapo të bëhen pjesë e dosjes zyrtare. Kryeministri Rama në prezantim…
Pra, platforma nuk paraqet vetëm dosje të përfunduara. Qytetarët do të mund të shohin edhe dosje që janë ende në proces dhe mënyrën se si ato plotësohen me dokumente të reja.
Pas Sazan-Zvërnecit, hapen KAYO dhe Milot-Balldreni
Rama njoftoi se publikimi i dokumenteve nuk do të ndalet te projekti Sazan-Zvërnec.
Një nga dosjet e radhës do të jetë ajo e KAYO-s, çështje që është aktualisht në vëmendjen e medias dhe debatit publik.
“Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të Kajos”, deklaroi Rama. Kryeministri Rama në prezantim…
Në platformë pritet të përfshihet edhe dosja e projektit Milot-Balldren, për të cilën Rama tha se ka pasur informacione të paverifikuara dhe debate publike. Kryeministri Rama në prezantim…
Projektet publike do të ndiqen në kohë reale
“Pasqyra e Flamingos” është vetëm një pjesë e një projekti më të madh të quajtur “Pasqyra Albania”.
Sipas prezantimit të Ramës, synimi është që qytetarët të mund të ndjekin në kohë reale projektet qeveritare, investimet dhe veprat publike që financohen nga taksat. Kryeministri Rama në prezantim…
Qytetari, sipas kryeministrit, duhet të jetë në gjendje të kërkojë informacion për një investim në zonën ku jeton, një ndërtim në lagjen apo qytetin e tij apo çështje të tjera që lidhen me punët publike. Kryeministri Rama në prezantim…
Platforma do të përdorë edhe inteligjencën artificiale. Pyetjet që bëhen në rrjetet sociale dhe media për një dosje do të mblidhen përmes AI-së dhe do të shoqërohen me përgjigjet zyrtare përkatëse. Kryeministri Rama në prezantim…
Rama tha se synimi është që i gjithë sistemi i “Pasqyra Albania” të konsolidohet brenda rreth një viti. Kryeministri Rama në prezantim…






