Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar, sipas raportimeve të mediave në vendin fqinj.

Sejdini dyshohet për abuzim me fondet e UEFA-s gjatë kohës që drejtonte federatën, konkretisht për përvetësimin e rreth 700 mijë eurove. Këto para ishin të destinuara për ndërtimin e një tribune në stadiumin e Ohrit.

Ai mori drejtimin e FFM-së në vitin 2018 dhe qëndroi në krye të institucionit deri në vitin 2024, kur i përfundoi mandati. Gjatë kësaj periudhe, Maqedonia e Veriut arriti një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj futbollistike, kualifikimin në Euro 2020.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi hetimet dhe akuzat ndaj ish-zyrtarit të lartë të futbollit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu