Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, ka njoftuar se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas deklarimit të vetë Pushkollit, ndalimi është kryer mbi bazën e një urdhri të lëshuar nga autoritetet serbe.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka shkruar ai.

Pushkolli pretendon se, nga informacioni që i është dhënë, masa ndaj tij lidhet me të kaluarën si pjesëtar i UÇK-së.

Pas arrestimit, ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.

Deri në këtë fazë, në informacionin e publikuar nuk jepen hollësi mbi akuzën konkrete të autoriteteve serbe apo procedurat që pritet të ndiqen nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu