
Shqipëria është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026.
Artistja Alis me këngën “Nân” arriti të sigurojë një vend mes 10 finalistëve të gjysmëfinales së dytë, duke vazhduar rrugëtimin e Shqipërisë në skenën më të madhe europiane të muzikës.
Kualifikimi u vendos përmes kombinimit të votës së publikut dhe jurisë profesionale, me peshë 50% secila.
Së bashku me Shqipërinë, nga gjysmëfinalja e dytë u kualifikuan edhe Bullgaria, Ukraina, Norvegjia, Australia, Rumania, Malta, Qipro, Danimarka dhe Çekia.
Finalja e madhe e Eurovision 2026 do të mbahet më 16 maj, ku finalistët e dy gjysmëfinaleve do t’u bashkohen vendeve të “Big 4” dhe fitueses në fuqi, Austrisë.






