Ivanka Trump ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotove në Instagram me diçiturën Jeta se Fundmi, ku tregoi librat që po lexon aktualisht.

Mes titujve të përzgjedhur nga vajza e presidentit amerikan Donald Trump, spikati edhe libri i autores shqiptare Lea Ypi, “Free: A Child and a Country at the End of History”. Nuk dihet se ku ka rënë në kontakt me veprën e Ypit, ndoshta gjatë vizitave në Shqipëri. Nuk përjashtohet mundësia të jetë një dhuratë e Ramës.

Në foton e publikuar, libri i Ypit shfaqet krah titujve të njohur mbi kuptimin e jetës, lumturinë dhe zhvillimin personal, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.

Ironikisht, libri i Lea Ypit shfaqet mes leximeve të Ivanka Trump, ndonëse autorja shqiptare ka mbajtur shpesh qëndrime kritike ndaj Donald Trump dhe fenomenit të populizmit në SHBA. Sipas mediave dhe analizave të publikuara ndër vite, Ypi ka paralajmëruar për rrezikun e autoritarizmit dhe ndikimin e figurave populiste në demokracitë moderne.

“Free” është libri autobiografik i Lea Ypit, ku autorja rrëfen jetën e saj në Shqipërinë komuniste dhe tranzicionin e viteve ’90. Vepra është kthyer në një sukses ndërkombëtar, është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe ka marrë vlerësime nga media prestigjioze botërore.

Lea Ypi është profesore e teorisë politike në London School of Economics dhe një nga zërat më të njohur shqiptarë në akademinë ndërkombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu