Ka ndërruar jetë në spital 49-vjeçari K. C., i cili u plagos me mjet prerës pas një konflikti në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Marko Boçari”, ku, sipas Policisë, 49-vjeçari u godit me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe arrestoi si autor të dyshuar shtetasin T. N., 50 vjeç.

K. C. u transportua në spital dhe iu nënshtrua ndihmës mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte.

Policia njoftoi se grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu