Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi që mbeti e plagosur rëndë nga zjarri në hotelin “Brooklyn”, në Lungomaren e Vlorës.

E reja kishte pësuar djegie në rreth 85% të trupit gjatë ngjarjes së 16 gushtit. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ajo u transferua në Turqi për mjekim të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e 25-vjeçares mbeti kritike dhe ajo ndërroi jetë këtë të premte.

Ana Dyrmishi jetonte së bashku me familjen në zonën e Shkozetit, në Durrës. Ceremonia mortore do të zhvillohet të shtunën, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të 16 gushtit dhe shkaktoi plagosjen e gjashtë personave. Për t’u shpëtuar flakëve, disa prej të pranishmëve u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu