Mane Foundation ka përfunduar rinovimin dhe pajisjen e Njësisë së Kimioterapisë dhe Kujdesit Paliativ në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Lajmi është bërë i ditur nga biznesmeni Samir Mane përmes një postimi në Instagram, ku janë publikuar edhe pamje nga ndërhyrjet e kryera në repart.

“Pas punës në Tiranë, Mane Foundation ka rinovuar dhe pajisur Njësinë e Kimioterapisë dhe Kujdesit Paliativ në Spitalin Rajonal të Vlorës”, shkruan Mane.

Sipas njoftimit, ndërhyrja është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të fondacionit për përmirësimin e njësive të kimioterapisë në të gjithë vendin.

Projekti synon krijimin e kushteve më të përshtatshme dhe më dinjitoze për pacientët që marrin trajtim onkologjik, por edhe për familjarët që i shoqërojnë gjatë këtij procesi të vështirë.

Mane Foundation ka realizuar më parë ndërhyrje të ngjashme edhe në Tiranë, ndërsa nisma pritet të shtrihet në njësitë e tjera të kimioterapisë në vend.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu