Një ekspozitë e re në Muzeun Charles Dickens në Londër sjell për herë të parë para publikut letra që zbulojnë mënyrën se si shkrimtari i njohur i kalonte pushimet dhe përpiqej t’i largohej vapës së kryeqytetit britanik.

Në një letër të 12 gushtit 1840, dërguar vëllait të tij Alfred, Dickens shkruante se në Londër nuk kishte lajme, njerëzit po largoheshin nga qyteti, teatrot ishin mbyllur dhe vendpushimet ishin mbushur me njerëz të lodhur nga vapa.

Edhe pse punonte pa pushim, autori i “Oliver Twist” gjente kohë për udhëtime familjare në brigjet e Kentit, Isle of Wight dhe në Anglinë perëndimore. Megjithatë, ai e merrte shpesh punën me vete, madje transportonte edhe tavolinën dhe karrigen e preferuar.

Ekspozita tregon gjithashtu piknikët e tij në lumin Tamiz, përballjet me mushkonjat dhe ndërtimin e një dushi plazhi pranë shtëpisë së pushimit. Ajo hapet më 26 gusht dhe vijon deri më 27 shtator. The Guardian

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu