Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurma”, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit korrik në qytet.

Gjatë operacionit u arrestuan dy persona. Në pranga përfundoi 26-vjeçari E. U., banues në Lezhë dhe me precedentë penalë për vjedhje, i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë, ai dyshohet se ka vjedhur xhirot ditore në nëntë subjekte të ndryshme tregtare gjatë këtij muaji.

Po ashtu u arrestua në flagrancë edhe 39-vjeçari A. P., i dyshuar për vjedhjen e një iPad-i dhe të një çante me sende personale nga një automjet i parkuar.

Gjatë ndalimit të tij, policia gjeti iPad-in e vjedhur, të cilin 39-vjeçari sapo e kishte marrë pas riparimit në një servis në Shkodër. Në kontrollin e banesës së tij u sekuestrua edhe çanta e vjedhur.

Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy të arrestuarve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu