
Një konflikt mes pjesëtarëve të një familjeje në fshatin Majtarë të Dibrës rrezikoi të përshkallëzohej pasi një 19-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër për të kanosur xhaxhain e tij.
Policia njofton se ndërhyri pas sinjalizimit për konfliktin dhe arrestoi D. E., 34 vjeç, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, F. E., 40 vjeçe.
Gjatë konfliktit, djali 19-vjeçar i gruas, F. E., dyshohet se qëlloi në ajër me armë zjarri për të kanosur xhaxhain. Ai u shpall në kërkim, ndërsa policia po punon për kapjen e tij dhe gjetjen e armës.
Në gjendje të lirë u proceduan edhe F. E., 40 vjeçe, dhe A. E., 25 vjeçe, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëra-tjetrës. Procedim penal nisi gjithashtu ndaj E. E., 38 vjeç, i dyshuar se tentoi të fshihte prova në vendngjarje.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.






