Larry, maçoku i famshëm i Downing Street dhe “Chief Mouser” i rezidencës së kryeministrit britanik, është rikthyer pas një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale.

Ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një kisti dhe tashmë po rikuperohet mirë. Sipas Downing Street, Larry ka nisur sërish të shëtisë nëpër ndërtesë.

Në njoftimin zyrtar thuhet me humor se Larry “po ndihet shumë më mirë, por po i merr gjërat një putër nga një herë”, ndërsa veterinerët janë falënderuar për kujdesin ndaj tij.

Larry prej vitesh mban titullin simbolik “Chief Mouser to the Cabinet Office” dhe është kthyer në një nga figurat më të njohura të Downing Street.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu