“Komandant, na dogji malli!” – do të ishte titulli që i shkonte për shtat pamjeve nga Pogradeci, ku një i moshuar ka pritur për pesë orë përfundimin e mbledhjes së Partisë Socialiste, vetëm që të takonte dhe të përqafonte kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, i moshuari tregoi se donte të falënderonte Ramën dhe kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, për zgjidhjen e problemeve që kishte ngritur.

“Për problemet që më ka shtruar mua, i kam ndjekur këtu, m’i ka zbatuar Iliri. Edhe ta përqafoj atë”, tha qytetari.

Gazetari e paralajmëroi se mbledhja mund të përfundonte vonë, por kjo nuk ia ndryshoi vendimin.

“Kur të mbarojë, do ta përqafoj njëherë kështu, me kaq”, u përgjigj i moshuari.

I pyetur nëse do të vazhdonte të priste vetëm për një përqafim, ai konfirmoi pa hezitim: “Po, kaq. Do rri”.

“Komandant, na dogji malli” nuk është shkruar nga Enver Hoxha, por nga Shefqet Peçi. Është një vëllim me kujtime për Enver Hoxhën, botuar në vitin 1986 nga Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, një vit pas vdekjes së diktatorit. Titulli dhe përmbajtja mishërojnë kultin e individit që propaganda e kohës kishte ngritur rreth figurës së “Komandantit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu