
Një zjarr është raportuar pasditen e së premtes në parkimin nëntokësor të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, duke mobilizuar shërbimet e Policisë dhe të Forcës Zjarrfikëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa patrulla policie dhe njësi zjarrfikëse, ndërsa nga hyrja e parkimit janë parë shtëllunga të dendura tymi.
Deri tani nuk dihet shkaku i zjarrit dhe nuk është konfirmuar nëse flakët kanë përfshirë automjete të parkuara apo janë shkaktuar nga një defekt teknik ose elektrik në ambientet e parkimit.
Autoritetet po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.






