
Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.






