
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të marte në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Rreth orës 14:50, një automjet i drejtuar nga shtetasi F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.






