Edi Rama fton institucionet e drejtësisë në tryezë për pagat e magjistratëve

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke njoftuar lirimin e saj të menjëhershëm nga detyra.

Rama tha se pret që çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës të hetohet dhe të zbardhet përmes një procesi të pavarur gjyqësor. Ai theksoi se, pavarësisht respektit për punën e Hysenit dhe vlerësimeve që sipas tij ajo ka marrë nga agjencitë partnere, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye”, deklaroi kryeministri.

Rama kritikoi njëkohësisht mënyrën se si hetimet ndaj personave publikë shndërrohen, sipas tij, në gjykime politike dhe mediatike përpara se drejtësia të japë një vendim përfundimtar.

Kryeministri mbrojti qëndrimin e mazhorancës ndaj Reformës në Drejtësi, duke deklaruar se përgjegjësia penale e çdo bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është individuale dhe se qeveria nuk do të ndërhyjë në çështjet që po hetohen nga organet e drejtësisë.

“Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës”, u shpreh Rama.

Në fund të reagimit, kryeministri njoftoi edhe hapin që do të ndërmerret për drejtimin e SHISH.

“Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, deklaroi Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu