Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Mario Perlleshajn, duke konfirmuar dënimin me 16 vite burg për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Vendimi u shpall këtë të mërkurë, ndërsa Apeli rrëzoi ankimin dhe la të pandryshuar masën e dënimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Sipas dosjes hetimore, pas një konflikti fizik mes të miturve, Mario Perlleshaj goditi me mjet prerës 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Çështja shkaktoi reagim të gjerë publik dhe ngriti debat mbi sigurinë në shkolla dhe dhunën mes të rinjve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu