Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është identifikuar si Lad Bruci, një emër i njohur më herët për Policinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Forcat e policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu