Seanca plenare e së enjtes u zhvillua mes tensioneve politike dhe bojkotit të opozitës, e cila refuzoi të marrë pjesë në votimet në Kuvend.

Pr/ligji për amnistinë solli në kuvend Edi Ramën ndërsa siguroi plot 84 vota.

Nga opozita në sallë mbeti vetëm deputeti Agron Shehaj, i cili kërkoi publikisht dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Pas përplasjes verbale, Peleshi vendosi përjashtimin e Shehajt nga seanca, ndërsa mazhoranca vijoi punimet dhe procedurat për miratimin e amnistisë penale.

Socialistët proceduan me votimet e parashikuara në rendin e ditës, ndërsa opozita e konsideroi procesin të njëanshëm dhe në shkelje të të drejtave parlamentare.

Përplasja vjen pas një dite të mbushur me tensione në Kuvend, ndërprerje të seancës dhe akuza të ndërsjella mes mazhorancës dhe opozitës për bllokimin e punimeve parlamentare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu