Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku babë e bijë janë gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tyre. Sipas Policisë, familjarët kishin humbur kontaktet me ta pasi ishin nisur për në punë, ndërsa pas kërkimeve mjeti u gjet në një kanal me ujë në fshatin Gocaj, pranë fabrikës së çimentos. Pas nxjerrjes së automjetit, u konstatua se në të ndodheshin 54-vjeçari dhe vajza e tij 20-vjeçare, të pajetë. Dyshohet paraprakisht se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesja, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu