25 prilli shënon Ditën Botërore të Veterinarisë për vitin 2026, me temën “Veterinarians: Guardians of Food and Health”, e përzgjedhur nga World Veterinary Association për të theksuar rolin kyç të veterinerëve në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë ushqimore.

Sipas organizatës, veterinerët janë një hallkë thelbësore “nga ferma në tavolinë”, duke garantuar që produktet me origjinë shtazore të jenë të sigurta, cilësore dhe të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme. Roli i tyre shtrihet nga kontrolli i sëmundjeve zoonotike deri te mbështetja e sistemeve të qëndrueshme ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit publik.

Tema e këtij viti vjen në një kohë kur sistemet globale të ushqimit përballen me sfida të mëdha, si ndryshimet klimatike, rezistenca ndaj antibiotikëve dhe rreziqet e sëmundjeve të reja. Në këtë kontekst, veterinerët konsiderohen faktor kyç për sigurinë shëndetësore dhe stabilitetin ekonomik.

Në kuadër të kësaj dite, synohet rritja e ndërgjegjësimit publik dhe njohja institucionale e rolit të veterinerëve si pjesë e domosdoshme e shoqërisë moderne dhe e zhvillimit të qëndrueshëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu