
Elena Pelushi është emëruar Zëvendësinspektore e Lartë e Drejtësisë, pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes dhe votimit nga organet përkatëse.
Kandidatura e saj iu propozua Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili miratoi emërimin në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pelushi ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke shërbyer si prokurore dhe më pas si inspektore magjistrate pranë ILD.
Mandati i saj do të jetë dyvjeçar, me të drejtë riemërimi, ndërsa do të ushtrojë kompetencat e Inspektorit në mungesë të tij.
Ky emërim vjen në një moment kyç për reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve të kontrollit.






