Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi u mor këtë të martë, 15 shtator, nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili shqyrtoi në Dhomë Këshillimi kërkesën e Veliajt kundër vendimeve të mëparshme që e mbanin në qeli.

Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Pas shqyrtimit, Kolegji Penal vendosi të lërë në fuqi vendimin e 13 marsit 2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në këtë mënyrë, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu