Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fasadën e një pallati pranë QSUT në Tiranë, duke krijuar një situatë problematike në zonë.

Shtëllunga të mëdha tymi janë përhapur në ajër, ndërsa shërbimet e urgjencës dhe repartet e djegies plastike janë vendosur në gatishmëri për çdo eventualitet.

4 persona, nga të cilët 2 zjarrfikës dhe 2 qytetarë janë paraqitur në urgjencën e QSUT me shenja të asfiksisë nga zjarri. Në vendngjarje duket dhe helikopteri për të fikur zjarrin.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe shpëtimin e një të moshuare që kishte mbetur e bllokuar në banesë.

Operacioni për shuarjen e flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun për banorët e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu