
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilluan një takim në Tiranë në kuadër të Samitit të Diasporës.
Në deklaratën për mediat, Hoxha theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të pandashme dhe se çdo zhvillim në Kosovë apo Shqipëri ka interes të ndërsjellë.
Ai nënvizoi se dy vendet do të punojnë për të çuar përpara të gjitha marrëveshjet dhe angazhimet e përbashkëta, duke e cilësuar bashkëpunimin si një detyrë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit.
Nga ana tjetër, Konjufca vlerësoi rolin e Shqipërisë në përfaqësimin e interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se të dy shtetet janë zë i përbashkët i kombit shqiptar në botë.
Ai u ndal edhe te proceset integruese dhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit mes Tiranës dhe Prishtinës.






