
Lara Colturi edhe në lëshimin e dytë ishte perfekte. Skiatoria shqiptare mbyll dy provat e saj me kohën e përgjithshme 1:50.58 falë së cilës merr vendin e dytë në Botërorin e Skive në Finlandë!
Më mirë se Colturi bëri vetëm Shiffrin, e cila fitoi për herë të nëntë slalomin në Levi të Finlandës. Skiatoria amerikane pas dy provave të saj regjistroi kohën 1:48.92.
Renditja përfundimtare në Levi:
1. Mikaela Shiffrin 1:48.92
2. Lara Colturi +1.66
3. Emma Aicher +2.59







