Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë persona të akuzuar për organizimin e kalimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në krye të grupit kriminal akuzohet Luc Melaj, ndërsa pjesë e tij janë edhe Gëzim Camaj, Emanuel Melaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj.

Sipas SPAK, grupi kriminal vepronte që nga mesi i vitit 2022 deri në korrik 2024 dhe kishte organizuar kalimin e të paktën 25 shqiptarëve në mënyrë të paligjshme në SHBA, kundrejt pagesave që varionin nga 40 deri në 45 mijë dollarë për person. Udhëtimet niseshin nga Shqipëria, kalonin nëpër Spanjë dhe përfundonin në Meksikë, prej nga personat futeshin në territorin amerikan.

Hetimet zbuluan se anëtarët e grupit siguruan dokumente të falsifikuara franceze dhe kishin ndarë role të qarta për komunikimin me udhëtarët, sigurimin e biletave dhe dërgimin e parave. Dy nga të pandehurit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, që punonin në policinë kufitare të Hanit të Hotit, akuzohen se kanë ndihmuar grupin duke mos regjistruar hyrje-daljet e personave në sistemet zyrtare.

SPAK bën të ditur se hetimi u zhvillua në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit, Agjencinë Federale të SHBA-ve dhe Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ndërkohë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu