
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 15 ditë, pas ofendimeve të bëra ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi gjatë seancës plenare të së enjtes.
Sipas burimeve nga Kuvendi, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Bardhit për 30 ditë, por Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën vendosi ta përgjysmojë masën disiplinore, duke e kufizuar në 15 ditë.
Incidenti ndodhi gjatë debatit në sallën plenare, ku Bardhi iu drejtua Peleshit me fjalët “je i paaftë”. Për këtë arsye, kryetari e përjashtoi menjëherë nga seanca, por deputeti demokrat refuzoi të largohej nga salla.
Vendimi i Sekretariatit pritet të hyjë në fuqi menjëherë, ndërsa Bardhi nuk do të marrë pjesë në punimet parlamentare për dy javët e ardhshme. Ai sapo ishte rikthyer në parlament nga një tjetër përjashtim.