Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e ministrave të kabinetit të ri qeveritar, pas propozimit të Kryeministrit të emëruar me dekretin e së premtes, datë 12 shtator 2025.

Dekretet janë përcjellë Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë, ndërsa procedura do të përmbyllet në ditët në vijim, pas miratimit nga Kuvendi të programit dhe përbërjes së qeverisë. Pas këtij hapi, Kryeministri dhe ministrat e rinj do të bëjnë betimin në një ceremoni që do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti Begaj ka dekretuar këtë përbërje të qeverisë:

1. Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

2. Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme

3. Elisa Spiropali – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

4. Petrit Malaj – Ministër i Financave

5. Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

6. Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit

7. Mirela Kumbaro Furxhi – Ministre e Arsimit

8. Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

9. Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

10. Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë

11. Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes

12. Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

13. Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

14. Majlinda Dhuka – Ministre Shteti dhe Kryenegociatore

15. Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

16. Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

Qeveria e re do të nisë punën menjëherë pas betimit, duke u fokusuar në miratimin e programit dhe zbatimin e prioriteteve që do të prezantohen para Kuvendit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu