COVID-19 vazhdon të qarkullojë edhe në këtë periudhë të vitit, shpesh pa shenja por duke rritur nevojën për kujdes dhe vlerësim mjekësor.

Një tjetër problematikë e sezonit janë virozat e zakonshme, të cilat shfaqen me simptoma të ndryshme, por mjekët thonë se janë ato që bëjnë diferencimin midis simptomave dhe sëmundjeve të ndryshme, ndaj këshillohet që çdo pacient të drejtohet tek mjeku.

Mjekja pediatre, Sonila Brati, për “Ora News” theksoi se: “Vetëm sot kam vizituar më shumë se 10 pacientë që kemi vetëm dy orë që kemi nisur punën, por në fakt ajo që kemi parë është se këto ditë virozat janë shtuar dhe fillimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve ka bërë një shtim të tyre që është një gjë e pritshme, sepse historikisht shtatori ka bërë një rikthim të virozëve.

Por ajo çfarë po ndeshim këto ditë janë temperaturat shumë të larta tek fëmijët, që ndonjëherë shkojnë 39 apo 40, kolla, problematikat e rrugëve të sipërme respiratore, pra probleme të veshit apo të bajameve. Por probleme ka edhe tek të rriturit në këtë periudhë. Por që ka një shtim të virozave.

Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm me fëmijët që nisur nga temperaturat e larta të vegjlit të mos kalojnë në fazë dehidratimi. E njëjta gjë vlen për kollat dhe diarenë.”, u shpreh ndër të tjera, mjekja Sonila Brati.

A jemi në kushtet e virozëve të thjeshta, apo në kushtet edhe kur në vendin tonë po qarkullon një covid?

“Në fakt, kovidi ka qarkulluar përgjatë gjithë verës, pasi në verë kemi pasurë fëmijë dhe të rritur që na kanë dalë me tampon pozitiv, megjithatë di të them që një virozë nganjëherë mund të kalohet më rëndë se një covid-19, pasi temperaturat e covid janë me 37 e pak, ndërsa një virozë mund të kalohet shumë më rëndë. Por mendoj që janë një kombinim i të dyjave bashkë, si i virozave ashtu edhe i kovidit.

Virozat nuk janë ndërprerë aspak këtë vit, kanë filluar që nga janari dhe vazhdojnë të jenë: Kemi pasur viroza gjatë verës si në korrik ashtu edhe në gusht.

Pra, nuk kemi pasur një shkëputje sezonale të virozave, por mendoj se jemi në të njëjtën situatë ku ka më shumë dhe shtim rastesh këtë periudhë, kjo është evidente.

Si viti i kaluar ashtu edhe ky vit, janë ndër vitet ku nuk janë ndërprerë virozat dhe këtë mund ta them që nga periudha e Covid-19 dhe më pas virozat janë bërë më agresive, janë më të zgjatura dhe kanë një rrjedhshmëri totalisht ndryshe.

Nëse më parë virozat janë ndarë në stinë dhe sezone, kjo gjë nuk njeh më stinë dhe nuk kanë përfundim”, u shpreh mjekja Sonila Brati.

Respektimi i higjienës personale, monitorimi i simptomave dhe ndihma e shpejtë mjekësore mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së infeksioneve./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu