Detaje të reja dalin nga historia e rëndë e 34-vjeçares nga fshati Suk i Roskovecit, e cila pretendon se është mbajtur me forcë dhe është dhunuar për 45 ditë nga Bledar Bakaj, 52 vjeç, daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

Bakaj është arrestuar pas një tjetër ngjarjeje të rëndë. Sipas policisë, ai shkoi në banesën e familjes së ish-bashkëjetueses, pavarësisht një urdhri mbrojtjeje, dhe gjatë konfliktit goditi me drapër në këmbë babain e saj 67-vjeçar.

Por pas arrestimit kanë dalë në dritë edhe pretendimet e 34-vjeçares dhe familjes së saj për atë që dyshohet se kishte ndodhur më herët.

Sipas dëshmisë së babait, familja ishte njohur me Bakajn përmes motrës së tij dhe 52-vjeçari u kishte premtuar se do ta ndihmonte vajzën për punësim. Më 26 maj, pasi e reja kishte shkuar në spitalin e Fierit, Bakaj dyshohet se e mori me vete. Familja pretendon se për 45 ditë, deri më 10 korrik, nuk mundi ta shihte apo të komunikonte me të.

Pas kthimit në familje, 34-vjeçarja ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe ishte mbajtur kundër vullnetit të saj, dhunuar, përdhunuar dhe kërcënuar.

“Jam shumë e ngarkuar dhe kam nevojë për psikolog. Më ka dhunuar, përdhunuar e kërcënuar, deri tek ‘do të vras’”, ka dëshmuar ajo.

Pretendimet e 34-vjeçares për mbajtjen me forcë, dhunën dhe përdhunimin mbeten objekt i hetimeve dhe duhet të verifikohen nga organet e drejtësisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu