Tre persona janë identifikuar nga policia si autorë të dyshuar të disa vatrave të zjarrit në qarkun e Fierit, të cilat shkaktuan dëme në sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte.
Policia arrestoi P. Z., 66 vjeç, i dyshuar për zjarrvënien në fshatin Ade, si dhe D. K., 62 vjeç, për zjarrin e rënë në fshatin Kashisht.
Ndërkohë, D. M., 35 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet si autor i një tjetër zjarrvënieje në fshatin Drizë.
Sipas hetimeve paraprake, flakët e ndezura nga tre të dyshuarit janë përhapur duke dëmtuar toka, sipërfaqe të pyllëzuara, pemë frutore dhe ullishte. Zjarret kanë krijuar gjithashtu rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të prekura, veçanërisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu