Gazetarja Brixhilda Deda i ka bërë jehonë alarmit për sigurinë e fëmijëve në plazhet shqiptare, përmes një mesazhi të fortë dhe prekës në rrjetet sociale.

“Çdo ditë, një tjetër alarm. Një tjetër fëmijë humbur në plazh. Sezoni që duhej të ishte pushim e gëzim, është kthyer në ankth”, shkruan ajo, duke vënë theksin te mungesa e vëmendjes ndaj fëmijëve, sidomos në momentet kur prindërit janë më të përqendruar te telefoni se te fëmija.

Jetojmë në kohë kur telefoni mbahet më fort se dora e fëmijës. Kujdesi për ta është zëvendësuar nga pakujdesia jonë, thekson gazetarja.

Me një apel të drejtpërdrejtë, ajo kërkon më shumë përgjegjësi nga prindërit: “Siguria e një fëmije nuk është thjesht përgjegjësi, është detyrim. Mos lejoni që pushimet të kthehen në tragjedi. Ruani fëmijët tuaj më shumë se çdo gjë tjetër.”

Një realitet shqetësues

Kjo thirrje vjen në një kohë kur rastet e fëmijëve të humbur apo larguar nga prindërit në plazhe janë gjithnjë e më të shpeshta. Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga autoritetet dhe mediat, mungesa e vëmendjes mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut.

Prindër, hapni sytë. Pushimet nuk duhet të shndërrohen në kujtime të dhimbshme. Siguria e fëmijës është detyrë që nuk mund të neglizhohet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu