Tiranë, 19 maj 2025 – Partia Demokratike i ka kërkuar sot KQZ një audit të plotë dhe të pavarur mbi të gjithë procedurën, nga regjistrimi i zgjedhësve e deri te shpallja e rezultateve për çdo qark.

Në një deklaratë për mediat,  Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Ivi Kaso, u shpreh se KQZ ende nuk ka bërë të ditur numrin e saktë të zarfeve që ka firmosur për votuesit jashtë vendit.

I kërkojmë zyrtarisht KQZ-së kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për çdo hap të këtij procesi – që nga regjistrimi i zgjedhësve deri te shpallja e rezultatit në çdo qark,” deklaroi Kaso.

Ai shtoi se mungesa e transparencës nga ana e autoriteteve zgjedhore ka krijuar dyshime të thella mbi integritetin e procesit, ndërsa theksoi se PD nuk pranon miratimin e asnjë rezultati përpara përfundimit të një hetimi të pavarur.

I kërkojmë KQZ-së të mos miratojë asnjë rezultat deri në daljen e konkluzioneve nga një hetim i pavarur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu