Giulia, 8 vjeçe, kishte temperaturë për shkak të Covid dhe pak dhimbje koke kur krahu i saj filloi t’i zgjatej. Koka e babait ishte tkurrur, ndryshe nga ajo e nënës së Laurës (6 vjeçe), e cila përkundrazi ishte bërë shumë e madhe. Giulia dhe Laura (emra fiktive) kanë përjetuar nga dora e parë ndjesinë e pjesëve të trupit që zgjaten, rriten, tkurren dhe duket se kanë një jetë të tyren, të objekteve aty pranë që duken larg dhe anasjelltas.
Kjo është surpriza e fundit e shkaktuar nga Covid: një çrregullim neurologjik i quajtur “sindroma e Lizës në botën e çudirave”.
Një mjek anglez e kishte përshkruar atë në vitin 1955, por mendohej se ishte i kufizuar në disa raste të rralla të epilepsisë ose migrenës.
Vajzat u prekën nga kjo sindromë në vitet 2020 dhe 2021 dhe simptomat e tyre kaluan brenda pak javësh, pas përfundimit të infeksionit.
Të dyja – në dy episode të veçanta, vajzat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën – u shfaqën në urgjencën e spitalit pediatrik romak Bambino Gesù shkruan La Repubblica, duke iu referuar çrregullimit neurologjik që deformon perceptimet.