Në mbyllje të fjalimit të tij nga Londra, kryeministri Edi Rama u premtoi shqiptarëve që “kurrë as nuk kam bërë as s’do e bëj deri ditën e fundit fajin që t’iu ha prapa shpine”.

yacht hotel sarande

Teksa falendroi të gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen në këtë takim, Rama pranoi se bërë gabime gjatë qeverisjes së tij dhe se mund të bëjë edhe gabime të reja, por se kurrë nuk do bëjë fajin që t’i hajë shqiptarët pas shpine.

 

Edi Rama: Do më lejoni t’ju falënderoj me shumë mirënjohje që morët rrugën për të ardhur gjer këtu, sepse vetëm në Shqipëri makina të le ke dera e shtëpisë dhe të ndalon te dera e dyqanit. Këtu është më e ngatërruar edhe rruga, rrugët e Lodrës janë shumë të gjata.

Dhe ju siguroj nga zemra që qysh se fal votës së shqiptarëve që kam hyrë në zyrën kryeministrit dhe kurrë, kurrë nuk do tradhtoj askënd që më ka dhënë besimin dhe nuk diskutohet që kam bërë dhe unë gabimet e mia dhe do bëj dhe unë gabime të reja mundësisht dhe jo gabime të vjetra, sepse nuk ka njeri që është i pagabueshëm por të jeni të sigurt se kurrë kurrë as nuk kam bërë as s’do e bëj deri ditën e fundit fajin që t’iu ha prapa shpine./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu