16-vjeçari që nxiti urrejtje dhe sherr përmes rrjeteve sociale pas vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare është identifikuar këtë të mërkurë nga nga oficerët e Policisë kundër Krimit Kibernetik në Tiranë.
16 vjeçari me banim në SHBA nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.
Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.
Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Pena”, thuhet në njoftim.
Pas kësaj, i mituri ka kërkuar falje për fjalët që ka thënë. Ai tha se iu kërkon shumë falje të afërmve të viktimës dhe të gjithë shqiptarëve.
“Kam bërë shumë gabim. I kërkoj falje djalit që ka nxjerrë foto. I kërkoj shumë falje familjes, u kërkoj falje të gjithëve, shokëve të atij, shoqeve të tij, ju kërkoj falje të gjithë shqiptarëve. Është gabimi im, më falni, më falni, më falni”, ka thënë i mituri në mesazhin e tij për JOQ. /vizionplus.