Pyetjen e ngre gazetari dhe aktivisti i shumë çështjeve sociale, Mentor Kikia.
“Di gje njeri te thote? Nga specialistet e kam fjalen!”-shkruan Kikia në një postim në rrjete sociale të ilustruar edhe me një video që tregon frutat e mandarinës të rëna prtokë.
“Mandarinat dhe portokallet “u poqen” shume shpejt, u zverdhen brenda pak ditesh dhe tashme po bien masivisht nga pemet.
E di qe jemi ne Nentor dhe koha eshte si ne Maj, por studiuesit e fushes duhet te kene nje shpjegim. Ceshtje klime apo kjo vapa e nentorit ka favorizuar ndonje demtues te ri qe e shkaterroi frutin?
E di qe do thoni se ka halle me te medha ky vend se shkaterrimi i bujqesise nga koha/klima apo demtuesit, por gjithsesi mendoj se nga 40% e popullsise jeton ende ne fshat dhe me token.”
Ndërgjegjësimi i gazetarit është me vend sepse në fund të ditës pavarësisht çfarë bëjmë, ku shkojmë, kë takojmë, ajo që hamë mbetet më e rëndësishmja.
Burokracia me të cilën ky problem do adresohet nga Ministria e Bujqësisë rëndohet këtë vit sepse përveç vapës ministrja është edhe në fushatë dhe hallet më të mëdha që ka për momentin janë shumë virtuale.