
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë Vorë, Blerim Shera, ishin në shkollën 9-vjeçare në Vorë, ku panë nga afër ambientet e shkollës dhe përgatitjet për pritjen e nxënësve në nisje të vitit të ri shkollor.
Rreth 750 nxënës do të ulen nesër në bankat e kësaj shkolle, e cila ofron kushte bashkëkohore dhe një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.
Shkolla i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe zhvillimit të sportit. Prej katër vitesh, në këtë shkollë funksionojnë ekipe sportive, të krijuara në bashkëpunim me Komitetin Olimpik, duke u dhënë nxënësve mundësi të zhvillojnë talentet e tyre sportive.
Balla u shpreh se krijimi i kushteve të mira për mësim dhe zgjerimi i aktiviteteve sportive në shkolla synojnë formim më të plotë të nxënësve, duke ndërthurur edukimin me aktivitetin fizik dhe zhvillimin e aftësive të tyre.






