Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të marrë pjesë në seancën gjyqësore të kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas Dosja.al, Veliaj i ka dërguar një letër gjyqtares së çështjes, përmes së cilës njofton vendimin e tij për të mos qenë i pranishëm në seancë.

Letra pritet të lexohet gjatë zhvillimit të seancës në GJKKO, ndërsa kryebashkiaku do të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Seanca e sotme, më 3 nëntor, ishte parashikuar të zhvillohej pas shtyrjes së mëparshme për shkak të bojkotit të avokatëve kundër rregullores së re.

Në këtë proces gjyqësor përfshihen Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Refuzimi i Veliajt për të marrë pjesë në seancë vjen pas deklaratave të avokatit Plarent Ndreca, i cili një ditë më parë pretendoi se kryebashkiaku beson që pas arrestimit të tij qëndron kryeministri Edi Rama.

Ndreca ka deklaruar gjithashtu se mbrojtja po shqyrton ndjekjen e çështjes edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Për momentin nuk janë bërë publike argumentet që Veliaj ka paraqitur në letrën drejtuar gjyqtares, ndërsa përmbajtja e saj pritet të bëhet e njohur gjatë seancës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu