Një 29-vjeçar, i cili u paraqit në gjendje kritike për jetën si pasojë e një infarkti akut, është shpëtuar falë ndërhyrjes urgjente të ekipit të Hemodinamikës në Shërbimin e Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Spahiu, e cila ka vlerësuar profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë të personelit mjekësor.

Sipas ministres, gjendja e 29-vjeçarit ishte kritike dhe për stabilizimin e tij u nevojitën 15 goditje elektrike, si dhe një ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës.

Falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor, i riu arriti të mbijetonte dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës, i riu po rikuperohet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi ministrja e Shëndetësisë.

29-vjeçari vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e specialistëve të Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT, ku po ndjek procesin e rikuperimit.

Ministrja shprehu mirënjohje të veçantë për mjekët që realizuan ndërhyrjen, duke përmendur Dr. Donald Mançen dhe Dr. Gentian Mehmetin, si dhe të gjithë ekipin mjekësor të Hemodinamikës.

Rasti dëshmon rëndësinë e ndërhyrjes së menjëhershme në situatat e infarktit akut të miokardit, ku çdo minutë mund të jetë vendimtare për mbijetesën e pacientit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu