Një avion i vogël turistik është rrëzuar në jug të Perusë, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave, mes të cilëve edhe shtatë shtetas italianë.

Sipas mediave lokale, avioni ishte nisur nga aeroporti i Pisco-s me destinacion Nazca, ku turistët do të shihnin nga ajri vijat e famshme të Nazca-s, një nga atraksionet më të njohura turistike të vendit.

Pak minuta pas ngritjes, avioni humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror, ndërsa më vonë u konfirmua rrëzimi i tij.

Bilanci paraprak flet për 13 viktima: 11 turistë dhe dy pilotët e avionit. Përveç shtatë italianëve, raportohet se jetën e kanë humbur edhe dy shtetas spanjollë dhe dy gjermanë.

Ambasada italiane në Lima ka bërë të ditur se është në kontakt me autoritetet peruane për identifikimin e viktimave dhe asistencën ndaj familjarëve.

Autoritetet në Peru kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ajror.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu